Shpresa gashi biography
Shpresa gashi biography
Shpresa gashi biography in urdu...
‘Grurë dhe Këngë’ nga zëri i veçantë i Shpresa Gashit (VIDEO)
Shpresa Gashi është ndër këngëtaret e para shqiptare të muzikës së mirfilltë shqipe, shkruan KultPlus.
Shpresa Gashi rrjedh nga një familje e vjetër qytetare prej së cilës edhe e ka trashëguar dashurinë për muzikën dhe artin në përgjithësi.
Shkollën e mesme të muzikës e përfundoi në Prizren, ku pastaj edhe filloi të punojë si mësuese e muzikës.
Në vitin 1970 filloi studimet në Akademinë e Muzikës në degën e Teorisë së Muzikës, për t’i përfunduar në vitin 1974.
Njëkohësisht jashtë akademisë, me punë plotësuese, bën avancime serioze në perfeksionimin e solokëndimit te profesorët eminentë të kohës, në Zagreb, Shkup e Tiranë.
Më vonë u bë pjesëtare e Ansamblit Profesional, të parit dhe të vetmit në hapsirën e ish Jugosllavisë, i cili kultivonte muzikën e renesansës dhe quhej, Universitas Studiorum Zagrebiensis.
Kurse me themelimin e redaksisë së muzikës në Televizionin e Prishtinës ajo jep kontributin e sa